08 July 2016

Ne Gjirokastër - asnjë femër viktimë e krimeve kundër personit.

Në Shqipëri numërohen në terma absolute 2.725 femra që denoncojnë dhunën, të cilat përbëjnë rreth 77 % të numrit të përgjithshëm të personave të dhunuar. % më e lartë e femrave që përjetojnë dhunë në familje është e përqëndruar në qarkun e Tiranës me 34,3 % femra të dhunuara, ndjekur më pas nga qarku i Durrësit me 18,3 %, ndërkohë qarku i Kukësit dhe ai i Dibrës shënojnë %jen më të ulët, me 1,2 % femra të dhunuara. Nëse do ta shprehnim numrin e femrave të dhunuara në raport me numrin e popullsisë së tyre, norma e femrave të dhunuara, qarku i Durrësit, Berati dhe Tirana janë qarqet me normën më të lartë të femrave të dhunuara, respektivisht me 36,6, 24,1 dhe 23,1 shprehur për 10 mijë banorë femra. Ndërkohë qarku i Dibrës (5,2), Kukësit (8,2) dhe Shkodrës (9,1) përbëjnë qarqet me normën më të ulët.
Në grupveprën “Krime kundër personit” përfshihen krimet kundër jetës, kundër shëndetit dhe lirisë. Në lidhje me këtë grupvepër kemi të dhëna rreth numrit të krimeve të evidentuara ndër vite dhe numri i personave të dëmtuar sipas gjinisë. Kështu në vitin 2015 numërohen 438 persona të dëmtuar nga krimet kundër personit, 401 janë meshkuj dhe 37 janë femra, rreth 40,4 % më pak të dëmtuar në krahasim me vitin 2009. Ndër vite vihet re që janë meshkujt ata që dominojnë si viktima të krimeve kundër personit. Nëse do flasim në nivel rajonal, është qarku i Shkodrës me %jen më të lartë të femrave viktimë të krimeve kundër personit, ndjekur më pas nga Korça dhe Vlora. Ndërkohë në qarkun e Dibrës dhe Gjirokastrës nuk kemi asnjë femër viktimë të krimeve kundër personit.

No comments:

Post a Comment