24 July 2016

Musine Kokalari : "Mos qofshin vjehrrat e zeza"

Eh! qe me hangri, qe s'i pushoi birbili. Nuk durohet dhe kjo, s'kam pare asnje dite te bardhe, qe kur kam kallur kembet ne kete te zeze germadhe - qahej Durijeja per vjehrren e saj Fatimene. A ma! nuk i dilet dhe keshtu, me mori shpirtin, me hangri me gernje. dhe une s'jam e pake, e do, e kerkon si breshka tek nallbani. I hane hundet zonjes, s'i kam ndonje fal, me burre zihet, me mua kren. Jo, jo xhiko, i thashe dhe ketij (burrit), ja ta biec ne udhe, ja nuk di se c'kam per te bere. Nuk shkohet dhe keshtu, dua te bej dhe une si dua, jam dhe une nikoqire ne shtepine t'ime, vajta kater vjet martuar. S'le gje pa mbillur, s'le zahar e kafe ne shesh; pse i mban hapset ne mes, e pse me turperon ne si te shoqeve?
Koken dhe ti se me plase buzen, qe kur linde, me hangre me shendet, gjithenje semure, me more shpirtin. C'ke? Per te pire te dhace, he!, mbilli site! he! vuvosu se i fola gogolit.
C'ka, do te me vije dhe moter Neslija, te flasimdi fjale radha, do t'ja them te tera, te me dale kjo xhumbe qe me ka zene ne grike. Sa te mbaroj dhe punet e te ndreq xhurapet, se me jane bere juk. Sot do te prehemi se jemi dhe vetem, se e theu qafen, ka vajtur tek vajza, qe mos u=kthefte, dhente Zoti!
Nje kembe tek djepi, nje kembe tek puna, sa i mbaroi te gjitha. Ishte ne shesh, kur i erdhi motra me gjak te ngrire.
Erdha moj te keqen, i thote, me ngrite menden, thace se do te te gjeja semure. Kam bere punet si e marre, ca prapa e ca perpara. C'ke, c'te gjeti, pse me thirre? Te te pjes per vehten t'ende, je shendosh' e mire? Ke njeri te semure apo jo? Si u-gdhite, te gjithe mire? Muharemi erdhi nga dhente, se pashe shollet perposh? Seferin e zuri gje barku? Teto Fatimene si e ke, se nuk e shoh neper kembe?
- Kurre mos e pac, e ka thier, ka vajtur tek Neslija. Tha qe do te kthehet per darke, po s'e besoj, se kur vete atje mbetet, s'kujtohet te vije ketej, me nje e ha ne gole, q'e hangerte pjekur.
Ja per kete te thirra. Dua te ta thom bram ne si. Dua t'i ndaj lakrat nje here e per gjithenje. Te kisha thene, moj moter, qe mbas nje javete marteses, qe kjo shtepi s'eshte per mua, qe keto mure nuk me mbajne brenda. I njoha c'njerez ishin, qe ditet e para. Mos t'i zeme ne gole te shkuarat, se me hipin gjakun ne koke dhe behem tere e marre, po kur nuk i thahet gjuha, une s'kam se c't'i bej. Ta kam thene e ta thom, ja ajo, ja une ne kete shtepi, i thace dhe ketij qe t'ja mbledhe frene, po me tha mos ja vur re, se eshte plake,pastaj nene, nuk ndrohet. Vertet nene, po jo dhe keshtu, une nuk i kam ndonje borxh t'ja duroj vickat. Nje here, di here, dhjete here, po me teper nuk vete. Thuaj-me moj moter jane te mira keto, te degjohemi gjithenje, u-beme me gjisht. Ajo e ka ngrene turpen me buke, po une s'e bej ate gje. Shtriga, i djegte Zoti zemren, ashtu si me dogji mua nuserine. Nuk me la nje here te beja si shoqet, te dilja si ato. S'kam kaperxier pragun e deres, s'kam vatur as ne nje dasme, s'kam veshur asnje here robat, m'u grisne ne sepet. U pupu! c'i bera e pse s'rine te zezat plaka, u kruspullofshin, e gjefcin nga Perendia!
- He, he, mblidhe veten, se te gjitha keshtu kemi hequr, s'je as e para, as e fundit. Mblidhe menden ne koke, hap site se s'je e vogel, eshte turp se u bere nene me di femile. Njeriu degjon te madhin, te gjithe gabohemi nga nje here, jo atire qe u-shkoi dhe mosha. Njeriu ben sine e verber dhe veshin e shurdher; se pak me punuan mua nena me vajzat. Gek, s'nxora fjale nga gola, nuk zbertheva buzet. He, nuk e di qe ne shtepin e babait jane si lumi, e me se do te mbahec atje? Lerna moj, babane e ke plak, mos i nxi pleqerine, e c'ke me te. E c'ke, nuk sheh nenen, q'i mbeti kaq surati? S'jane te mira te degjohec gjithnje ne bote. Pse nuk na le me skamel dhe me mortje qe na shoi deren e babajt, dhe ja dhe ti me te tute. Te thom se te kam moter, te qertoj se te dua si shpirti, me ther dhe mua. Per Baba-Ali, s'me zihet as puna, as buka, me jane prere duar e kembe, nga to e ma ta ato.
- Fet, fet moj Nesli, une kaqe di, kaqe te thom se njeri nuk mbaj vesh. Me mire nje krodhe buke dhe e qete. Do te hedh torven ne sup dhe do te lip, do te punoj me duart e mija ne diert e botes dhe do te mbaj vehten dhe djalin dhe nuk do te vdes; se c'ka pesuar kjo bote e tere? Po c'ka me mua, c'i bera? cdo gje qe me thote ja bej. Njeres jemi, gjithe diten keputemi se punuari. Ngriti shtepine ne kembe dje ne te kote, se nuk u ngrita shume shpejt. Nje ditezaj, si do qe isha me ethe, lava kemishet, me vane shpatullat, u lodha aqe shume sa s'm'u hanger as buke-darka. Rashe si kopan ne shesh, m'u mbillne site, dhash' e mora, po nuk me hapeshin. Gjithe naten me qajti Seferi, ki po u-vonua si nga nata. Kur erdhi qe bere xurxull, sa e ndreqa, sa e shkretova, iku koha. Nuk fjeta fare, dhe me gith' ate, kur u-ngrita nuk kish lere mire dielli. Kur xermova shkallat, e degjova qe mermeriste me vehte: "u-permbiscin te zezat nuse, vafcin prapa diellit qe s'kane turp ngrihen ne mes te dites, nuk kujtohen, sikur jane foshnje. Dalin nga odaja e burrit, i sheh gjithe shtepija dhe s'e kane per gje. Ne kohen tone s'kishim ku te futeshim, ngriheshm qe pa gdhire, na zinte gjumi ne mengjes ku ati, ku ketu. Nuset e sotme, qe magjepsen burrat, i bene me vehte. Te terbuarat, s'kane menden ne pune".
Une moj moter i degjova te tera, nuk fola, mbruva buken dhe e dergova ne fure, lava enet, kur ja nuk mbarojti me kaqe. Qe kthier pisusi i kafese, nisi prape nga e para: "i u-thafcin duart gjer ne reze, c'eshte ki i zi kucur qe me zuri deren! U thafcin ato barqe qe nxjerrin te tilla vajza", e te tjera e te tjera.
U-mbush qelqi dhe u-derth, ma pruri shpirtin ne male te hundes, nuk m'u mbajt me, ja ktheva, i thace te larat e te palarat. I thace te mbante golen, se ata jane qe kane bere te nentedhjet' e nentat, qe kane hire ne gole te burrerise. U di koka shume, pandehin se jemi mendje-shkurtera.
U-grime, fol ajo e fol une, nje ajo e dhjete une. Erdhi vjehri, hiri ne mes, na foli me te mire, me te keq, uluriti, tha se do te mirrte drurin dhe te na nxirrte jashte te dijave. Une si me e vogel u-hoqa me nj'ane, u-futa n'oda. Dridhesha e tera, thace se do te me binte ndonje gje. Me kercente zemra si pule, me pushuan navzet
dhe nje te shtrire bera. Nuk degjova gje prapa se c'u-be. Dhane e muarne nuk me permenden dot, ki po nuk afrohesh, se nuk iu dilte perpara. Erdhi teto Nefiseja me koke zbuluar, me hogji nje gjim me uje, me beri gllec. Me zi mora frime, Ter ate kohe qe hapa site e pashe Seferin qe karkallosej, nje te ngritur bera dhe e rrembeva ne kraheror, i dhashe te pinte. Qe bere pis i zi. Ajo nga ana tjeter ferexhene ne koke e tek vajza.
Si te duken, e kush e kish falin? C'i bera, pse me prishi gjakun, pse me beri gjisme njeri? Si s'i gjen gje, u bene recka nga nje qint vjec dhe s'munt te vdesin. Mbeten per bark te kalbet, u damlloste, dhente Zoti, e zente qoshene, i marte doren dhe golen, pa qeverite ja bej, po t'i pushoje nje here gola. U permbiscin e mos qofshin vjehrat e zeza!
Cenger, cenger cfakat-o
U-asdisne plakat-o
Plakat-o zakon-keqija
Raft' e i zente shtepija
Oxhaku e buharija.

Musine Kokalari
Pjesa "Mos qofshin vjehrrat e zeza"
Nga libri "Sic me thote nenua plake"
Shtyp. "Gutenberg" - Tirane
Viti 1941

No comments:

Post a Comment