”Ju do të
bëheni mësues. Mësuesia nuk është profesion, ajo është mision. Ju do të punoni
për formimin e njeriut. Gabimet që mund të bëni ju me nxënësit, janë të
pakorrigjueshme. Po ta formosh shtrembër karakterin e një njeriu, është shumë,
shumë e vështirë, në mos është e pamundur, ta ndreqësh atë. Ju duhet të edukoni
përmes sjelljes suaj, përmes shembullit tuaj. Në rast se ju silleni keq, edhe
sikur të mbani dhjetëra leksione morali, ose leksione për nevojën e sjelljes së
mirë, nxënësit nuk do të përfitojnë asgjë, ata do të ndikohen kryesisht prej
sjelljes suaj. Shembulli të bën ta ndjekësh njeriun. Kur punoni, punoni
seriozisht dhe me ritmin e duhur. Mos u merrni me muhabete gjatë punës. Kur të
pushoni, pushoni vërtet. Mos e përzieni kohën e punës me kohën e pushimit dhe
as kohën e pushimit me atë të punës. Ata të cilët gjatë punës bëjnë muhabete
dhe gjatë pushimit përpiqen të kryejnë ndonjë punë të mbetur në mes, nuk
arrijnë rezultatet e duhura. Mos jini kategorikë kur shprehni mendimet tuaja.
Gjithçka shikojeni me sy kritik. Kur mendoni ndryshe, mos e konsideroni veten
tepër të rinj dhe të paformuar për të shprehur dyshime, për të hapur diskutime.
Mos kini turp të pyesni për gjëra që nuk i keni të qarta. Gjërat e paqarta nuk
mbahen mend. Mos bëni asnjë punë shkel e shko. Mos filloni të shkruani diçka pa
e pasur të qartë në kokën tuaj. Mos lini asnjë punë pa e përfunduar plotësisht
dhe si duhet. Mos merrni dhe mos lejoni tju marrin dinjitetin nëpër këmbë. Jeta
e njeriut është një fragment i planeve, dëshirave dhe ëndrrave të tij, prandaj
kushtojuni planeve, dëshirave dhe ëndrrave tuaja kryesore….”.
No comments:
Post a Comment