13 July 2016

Memaliaj ,serish bimë narkotike.


Ndalohet një shtetas.
Sekuestrohen dy armë zjarri dhe 15 fishek

Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj bënë të mundur ndalimin e shtetasit : L. M , 58 vjeç, banues në Fier. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Shërbimet e Policisë në vendin e quajtur " Vila" ,fshati Rabije , Memaliaj u gjetën të mbjella dhe u asgjësuan 5 parcela me 2240 bimë narkotike Cannabis Sattiva, të cilat dyshohet se janë kultivuar nga ky shtetas. Në këto parcela u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri model 63 si dhe 15 copë fishek. Gjithashtu në banesën e tij në fshatin Rabije u gjet një armë gjahu tip Shotgan si dhe një kabëll elektrik që shkonte nga banesa e tij në parcela. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprat penale "Kultivim i bimëve narkotike ", "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit" dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të gjuetis dhe sportive" parashikuar nga neni 284, 278 dhe 280 të Kodit Penal 

No comments:

Post a Comment