
Duke mbrritur kështu rreth orës tetë të mbrëmjes të ndalur vetëm për pak çaste,
nën shoqërimin e kryetarit si dhe përfaqësuesve të tjerë të bashkisë pa humbur
asnjë moment nga koha e tyre kanë zgjedhur të marrshojnë në këmbë për të
shijuar rrugën drejtë Kurveleshit. Një sfidë mjaftë e bukur dhe paharrueshme do të ishte për ta kjo ngjitje e
rrugës që gjarpëron shpateve të maleve të natyrës së egër nën shoqërinë e
gurgullimës së burimeve të pafundme të këtyre grykave apo simfonisë muzikore të
gjallesave që pushtojnë gjithë atë pyll alpesh në mbrëmje. Do të zgjaste për
rreth tre orë ky udhëtim deri në arritjen e destnacionit të parë e cila ishte
pikërisht në fshatin më të afërt të zonës , Lekdush ,ku një grup i organizuar
banorësh dhe punonjësish do të bënin pritjen duke ofruar ndihmën e nevojshme
për të siguruar një fjetje të sigurt në çadrat e tyre.

Të gjendur mes malesh në lartësinë 1500 metra rreth zjarrit ndezur e aspak të lodhur pas asaj rruge për afro 17 km, të gjithë sëbashku nën drejtimin e AT Hoses apo el padre-s siç e quanin ata ,me dy qirinj të ndezur kryqin me krishtin Jezu si dhe portretin e Shën Marisë nisën të kremtojnë ritin e faljes sikurse e do besimi katolik të cilin praktikojnë.
Me fjalët e pastorit, të shoqëruara në kor nga ky grup i mrekulleshëm me tingujt e kitarës, nisën të performonin këngët e sektit të tyre si Haleluja apo Hakuna Group Music. “ Është e jashtëzakonshme ndjesia që të jep kjo natyrë e ky vend, ka një aromë freskie dhe paqeje si askund .
Nuk kemi parë kurrë kaq shumë yje në qiell ,ka aq shumë sa duket se preken me ato majat e larta të atyre maleve aty përballë. Gjen një paqe shpirtërore që duket se vjen nga universi i cili është kaq i afërt këtu ,nuk e di por është e papërshkrueshme ,çdokush duhet të vijë e ta ndjejë këtë këtu “... shprehen dy nga studentet duke vazhduar mbrëmjen mes tyre dhe muzikës së kitarës që qëndroi thuajse deri afër mëngjesit.
Duke rënë mëngjesi tjetër filloi zgjimi si dhe përgatitja për të vijuar turin ndërkohë që po bëhej gati ushqimi me prodhimet e zonës si mjaltë ,qumësht apo gjalp të cilat padyshim që i shijuan në maksimum sikurse u shprehën.
Ajo çka preceptohej nga sytë e të rinjve aty përpara nisjes ishte pamja piktoreske e Simires ,një mur gjigand shkëmbor ,buzë kanionit të thellë me ujvara të larta. Startoi kështu ecja në këmbë nga fshati i parë i Kurveleshit të Sipërm për të vijuar më pas me një ndalesë pushimi nën hijen e rrepeve shekullorë në qëndër të Progonatit ,ku dallohej Shpati i Malit të Thatë apo Malet Murale të Këndrevicës. Vashdoi kështu udhëtimi në këmbë shoqëruar nga kështjella e këtyre maleve me pamjen mahnitëse të të gjithë këtij biodiversiteti natyror e cila krijon edhe një mikroklimë ,midis Buzës së Bredhit ,Ujvarave të Thella e të Larta apo Pyllit të Lajthizës i cili shtrihej në faqen e malit ku degëzohej rruga për në Kuç të Vlorës. Pas ecjes së gjatë midis fshtrave të zonës si Gusmar dhe Rexhinën u ndalën në stacionin e fundit të fshatit të Nivicës.
Pas mbrritjes në Nivicë dhe pritjes mjaftë të ngrohtë dhe miqësore ajo që do të surprizonte ishte ardha e Ambasadores së Mbretërisë së Spanjës znj. Silvia Josefin Kortez Martin së bashku më fëmijët e saj të veshur me bluzat kuq e zi ,të cilët padyshim i kishte sjellë për të njour me këto mrekulli të zonës. Në pritje të saj ishte kryetari i bashkisë z.Tërmet Peçi i cili i shprehu mirnjohjen e tij me të thellë duke e falenderuar në emër të të gjithë banorëve Tepelenas në përgjithësi dhe Kurveleshas-ve në veçanti “ Është një nder i madh për mua të kem këtu këta student të mrekulleshëm dhe ketë zonjë të nderuar e cila na bëri këtë dhuratë të çmuar në këto ditë duke ju sjellë ju të vizitoni këtë vend për të cilin ka s hkruar Bajroni ,Pukëvili ,Hahn etj...Do doja të falenderoja këtu edhe mikun tonë të përbashkët i cili e bëri të mundur këtë vizitë z.Auron Tare i cili ka dhënë maksimumin e tij për të shpalosur e promovuar vlerat e vendit tonë në çdo cep të Shqipërisë e veçanërisht të zonës së kurveleshit nga ku ka edhe orgjinën e familjes së tij. Është emocionues fakti që un shoh mes këtyre studentëve veten time 25 vite më parë ku zhvilluam një ekspyozitë turistike në këto përmasa sikur jeni ju sot .Unë do tju premtoja se herën tjetër që të vini këtu të gjeni një rrugë të asfaltuar dhe kushte më të favorshme për zhvillimin e turizmin në këtë zonë e cila ndoshta në të ardhmen do jetë një industri ekonomike për banorët dhe një vend referimi për pushimet tuaja. " Pas fjalës përshëndetëse , çlodhjes nga rruga dhe ngrënies së drekës në pasdite sëbashku me një grup të rinjsh Niviciot mes argëtimit dhe humorit u zhvillua dhe një ndeshje miqësore futbolli Nivicë - Spanjë e cila rezultoi me humbjen e thellë të palës tonë në rezultatin 7-1. Me fjetjen në natyrë do mbyllej dhe kjo mbrëmje për tu finalizuar të nesërmen në zbritje me vizitën në kanionet e Ujvarës Peshturës në Nivicë ,Kullat Kristof dhe Geri në Lekdush dhe plazhin me ujin e akullt të grykës honeprerë të Bënçës pranë ujsellësit të Ali Pashës.
Me mbrritjen në Tepelenë për të marrë rrugën e
gjatë të kthimin kanë shijuar pamjen e mrekullueshme të grykëvjosës dhe majës
së Golikut sikur e përshkruante dhe Lord Bajron kur vizitoi kalanë e Aliut në
Tepelenë " S'do ta harroj kurrë pamjen në të hyrë në Tepelenë pasdite
ndajnatë kur perëndonte dielli…! “
No comments:
Post a Comment