05 July 2016

Marijuana “kapërcen” kufirin drejt Greqisë


Polica greke zbulon mijëra bimë afër kufirit shqiptar

Departamenti i Narkotikëve të Janinës zbuloi në zonën pyjore të Pogonit , në afërsi të kufirit greko-shqiptar disa mijëra bimë marijuane. Policia greke tha se vatra e zbuluar me rreth 3200 bimë në lartësi të madhe dyshohet se u përket trfikantëve që veprojnë në këtë rajon. Policia greke tha se autorët kishin formuar hapësirën e duhur pë plantacionin me marijuanë, duke vendosur rreth perimetrit të mbjellë , trungje druri dhe duke siguruar sistemin e vaditjes me pika të bimëve. Policia gjeti në zonë edhe mjete pune që kishin shërbyer për kultivimin. Sipas policisë greke, zona ishte monitoruar nga forcat e antidrogës që më pas kishte ndërmarrë operacionin që pritet të vijojë edhe në rajonet afër kufirit shqiptar.Burime mediatike kanë pohuar se në Veri të Greqisë, në zonën e Kallpaqit ,rreth 10 km larg kufirit shqiptar, është ndaluar dhe një kamion i vogël tregëtar me drejtues shqiptar me rreth 20 kilogramë gjethe marijuane.Kultivimi i marijuanës është përhapur këtë vit gjerësisht në Shqipëri dhe forcat policore zbulojnë dita ditës vatra masive me marijuanë. Shumica e lëndës narkotike transportohet drejt Greqisë ku shpërndahet sidomos në zonat turistike gjatë sezonit veror.

No comments:

Post a Comment