28 July 2016

Kalate e panjohura te Gjirokastres - Kalaja e Selose


 Kalaja e Selos, e shpallur Monument Kulture I Kategorisë së Parë në vitin 1963, ndodhet rreth 500m në perëndim të fshatit Selo, në Bashkinë Dropull. Daton në shek V- IV para Krishtit. Ky fortifikim gjendet në një kodër krejtësisht shkëmbore, me përjashtim të një pllaje të vogël në brinjën verilindore, ku edhe gjenden gjurmë banesash e qeramikë dhe ka formën e një ylli tricepësh. Muret, rreth 3.30m të gjerë, janë të mbushur me gurë e çakëll, faqja e jashtme e tyre është e papërpunuar, si rrjedhim i formacioneve gëlqerore lokale. Muri përforcohet prej dy kullash. Kalaja ngrihet në një terren shumë të thyer malor dhe është pothuajse e paarritshme për vizitorët. Pjerrësia e madhe e kodrës dhe faktorë të tjerë, agjentë atmosferikë si reshjet e shiut apo erozioni kanë bërë që ndër vite, blloqe gurësh të murit të rrëzohen dhe thyhen.

*Projekti NETCASTLE    përfshin rritjen dhe promovimin e një produkti të përbashkët turistiko - kulturor në zonën nderkufitare, duke bere tè mundur rritjen e industrisë se turizmit nëpërmjet përdorimit të teknologjive të reja dhe krijimit te mundesine per shtimin e numrit te turisteve te huaj ne vendin tone.

No comments:

Post a Comment