Qyteti i sotëm i Gjirokastrës
përfshin Qytetin e Vjetër, me kalanë (bërthama e parë e vendbanimit) dhe lagjet
e , ndërtuara mbi kreshta, që vijnë duke u larguar nga kalaja deri në
tabanin e luginës, ku ndodhen ndërtimet bashkëkohore dhe kompleksi universitar.
Lagjet tradicionale shtrihen në formë rrezesh rreth kalasë me emrat: Cfakë,
Dunavat, Manalat, Palorto, Varosh, Meçite, Hazmurat, Pazari i Vjetër. Historia
e hershme e qytetit është relativisht e panjohur. Për shkak të afërsisë me
qendrat klasike dhe helenistike: Jerma (Antigonea) dhe qyteti romak
Adrianopolis pranë fshatit Sofratikë, është menduar shpesh që vendbanimi më i
hershëm në Gjirokastër është kalaja mesjetare. Por mbi këtë tezë janë hedhur
dyshime pasi zbulimet brenda në kala kanë nxjerrë në dritë qeramikë në 4 faza
të ndryshme banimi përpara periudhës osmane: në shekujt V - II p.e.s., shekujt
V - VII e.j., shekujt IX-X dhe shekujt XII - XIII. Më e hershmja nga këto faza
solli gjurmë të një muri të konsiderueshëm ndërtuar me blloqe, gjë që bën të
mendosh që ka pasur një fortifikim të rëndësishëm të periudhës para romake në
këtë anë të luginës së lumit Drino (para vitit 168 p.e.s).Për herë të parë
burimet historike e përmendin qytetin me 1336, kur kronisti bizantin Johan
Kantakuzeni shkruan për Argyrókastron. Nën Despotatin e Epirit, qyteti dhe
rrethinat ishin nën sundimin e familjes feudale Zenebishi. Ndërsa Perandoria
Osmane zgjerohej në Europë në fundin e shekullit të XIV, Gjirokastra ra nën
ndikimin e sulltanëve dhe sundimtarët e saj u bënë vasalë të tij. Një nga
Zenebishët përmendet se udhëhoqi një grup burrash nën komandën e Sulltan
Bajazidit I (1389-1402), kur ky u mund nga Timurlengu i mongolëve në betejën e
Ankarasë, më 1402. Më 1419 qyteti ra nën sundimin e plotë të Turqisë, ndërkohë
që sipas regjistrave te taksave më 1431-32, ai kishte 163 shtëpi.Kalaja ka
pasur gjithnjë para së gjithash funksion ushtarak. Megjithëse kishte banesa
brenda mureve, ato ishin të paracaktuara për garnizonin dhe dinjitarët e rëndësishëm.
Ndërkohë gjatë Mesjetës, qyteti u zhvillua jashtë mureve të saj. Në shekujt XVI
dhe XVII qyteti, si qendër kryesore e Sanxhakut të Shqipërisë (Sanxhak quheshin
njësitë kryesore administrative turke në periudhën e hershme të Perandorisë
Osmane) qyteti lulëzoi dhe, si rezultat, lagjet e tij u zgjeruan me 434 shtëpi
më 1583, që shënon pothuaj dyfishim brenda një shekulli. Kjo ndodhi në radhë të
parë për shkak të një lëvizje të përgjithshme të popullsisë nga fshati në
qytet. Rritja vazhdoi edhe kur qendra rajonale administrative kaloi në Delvinë,
në kohën e Sulltan Sulejmanit të Shkëlqyerit (1520-1566). Në nëntor të vitit
1670, udhëtari turk, Evlia Çelebiu, pas një udhëtimi nëpër Kosovë në dhjetor të
vitit 1660, dhe një udhëtimi në Shqipërinë e Veriut dhe në Malin e Zi në shkurt
të vitit 1662, filloi udhëtimin e tij të tretë dhe më të gjatë në trevat
shqiptare. Kësaj radhe ai hyri në Shqipëri nga jugu. Pas një qëndrimi të
shkurtër në Delvinë, Zhulat dhe Kardhiq, ai erdhi në qytetin e Gjirokastrës,
turqisht Ergiri, ku u habit shumë nga zakonet e gjirokastritëve.Dhe e
përshkroi: “...Qyteti i hapur është vendosur mbi 8 kodra dhe luginat nga të gjitha anët e
kalasë, me shtëpi shumëkatëshe, me çati prej guri dhe të rrethuara nga kopshte
dhe hardhi. Secila nga këto shtëpi të ndërtuara mirë ka një kullë. Muret
rrethuese të oborreve janë të ndërtuara me një lloj graniti të bardhë, punuar
nga mjeshtra gurgdhendës, sikur të ishin tulla Ankaraje prej balte. Mure të
tilla kanë si të pasurit ashtu edhe të varfrit. Gurë të prerë në formë katrore
nuk gjenden veçse në qytetet e Tirit dhe Manisës në Anadoll... Mënyra e
ndërtimit të mureve të jashtme të shtëpive nuk ka shoqe në botë. Ato janë të
gjitha 20 inç të larta, të bëra me blloqe guri ranor të kuq, thjesht të
vendosura gur mbi gur, pa baltë, gëlqere apo llaç për t’i lidhur. Muret dhe
shtëpitë janë qindravjeçare që nga koha e të pafeve. Qyteti ka një klimë shumë
të mirë dhe për këtë arsye, banorët kanë fizik të shëndetshëm... Gjirokastritët
mbajnë zi për të afërmit e vdekur për 40-50 apo edhe 80 vjet... për këtë arsye
unë e quajta Gjirokastrën “qyteti i vajtimit”.
Është çudi e madhe se si
vajtojcat profesioniste vajtojnë me kaq ndjenjë...” Gjirokastra mbeti një
qendër administrative si seli e kadiut (gjykatës) dhe
shumë banesa e xhami që mbijetuan deri në ditët tona datojnë në këtë periudhë.
Popullsia e qytetit duket të ketë mbetur e njëjtë në shekujt XVIII dhe XIX.
Ujësjellësi,
nga litografi Edward Lear
Më 1811, qyteti ra në duart e Ali Pashë
Tepelenës. Ai u kujdes që të kryheshin punime të reja fortifikuese në kala, si
dhe të ndërtohej një ujësjellës 12 km i gjatë, që merrte ujë në malin e
Sopotit. Ujësjellësi prej guri u vizatua nga piktori i famshëm britanik Eduard
Lear, i cili udhëtoi mjaft nëpër këtë krahinë. Ujësjellësi u shemb më 1932, por
mbi lagjen “Dunavat” ka mbetur ende një hark i tij, që njihet me emrin “Ura e
Ali Pashës”. Pasi Ali Pasha u vra nga forcat e Portës së Lartë (kështu quhej
oborri i sulltanit në Stamboll), qyteti vazhdoi të funksiononte si qendër
administrative, qendër tregtimi e bagëtive, leshit, shajakut, prodhimeve
blegtorale, të mëndafshit dhe qëndistarisë. Në viteve 1860-të, udhëtari Henry
Fanshawe Tozer vërejti se Gjirokastër ishte "i banuar nga shqiptarët, dhe
grekët të cilët gjendeshin atje ishin konsideruar si të huaj. Gratë"
Gjirokastrit "vishnin një vello të bardhë apo peshqir, lidhur anembanë
kokës dhe e varur poshtë [nga] prapa.[12] Më 1880 Kuvendi i Gjirokastrës
mbështeti aktivisht kauzën e vetëvendosjes dhe rezistencës ndaj sundimit
otoman. Më 1908, u hap shkolla e parë shqipe në qytet me emrin “Iliria” dhe më
pas u krijuan një sërë shoqatash e klubesh patriotike.

No comments:
Post a Comment