Arrestohet në flagrancë një
shtetas, si dhe dy të tjerë shpallen në kërkim për veprat penale " Vrasje
me paramendim e mbetur në tentativë ,e kryer në bashkëpunim " si dhe
"Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta". Specialistët
e Sektorit për Krimet e Rënda bënë të mundur arrestimin në flagrancë të
shtetasit : L. D, 18 vjeç, banues në Gjirokastër. Gjithashtu u bë shpallja në
kërkim e shtetasve : M.N dhe O.A , pasi
të tre këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin, për motive të dobëta
në një lokal në lagjen "Pllakë", Gjirokastër kanë goditur me mjete
prerëse (thikë ) shtetasit K. K, 22 vjeç dhe G.B, 19 vjeç ,të cilët janë jashtë
rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor
Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprat penale "Vrasje me
paramendim e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim" dhe
"Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta", parshikuar nga
nenet 78-22, 25,279 të Kodit Penal.
No comments:
Post a Comment