30 July 2016

Germimet e reja ne Sofratike,arkeologu italian Perna flet per rezultatet



Misioni Arkeologjik Italo -Shqiptar i Hadrianopolis (Sofratike) dhe i Lugines se Drinos -Gjirokaster ne bashkepunim me DRKK , Institutin e Arkeologjise ,Universitetin e Macerates -Itali dhe Konsullaten e Nderit te Italise prezantuan sot para mediave rezultatet i Misionit te XII si dhe Guiden e re Turistike te Gjirokastres , Antigonese dhe Hadrianopolis.Deklaratat e arkeologut italian Roberto Perna:
"Është punuar në kontrollin e disa siteve të lidhur me fortifikimet e karakterit urban dhe protourban tashmë të njohura dhe të botuara në volumin Hadrianopolis II. Objektivi final i punimeve, ka qenë edhe këtë vit, mbrojtja dhe vlerësimi turistik përmes vazhdimësisë së aktiviteteve që kanë qëllim, realizimin e Planit të Parkut Arkeologjik të Antigonesë dhe Hadrianopolisit, si dhe të Lugines së Drinos. Pikërisht për këtë u programua edhe organizimi i prezantimit të Guidës së re Turistike për sitet e Antigonesë, Hadrianopolis dhe Gjirokastrës si dhe vendosja e Paneleve informuese”, u shpreh Arkeologu i  italian Perna. 



No comments:

Post a Comment