15 July 2016

Fondi i Zhvillimit të Rajoneve 94% e fondit për 2016 është tenderuar per bashki të majta

Nga Aranita Brahaj / Open Data
 AIS, një organizatë joqeveritare promotore e të dhënave transparente open data për Shqipërinë, po publikon një analizë mbi shpërndarjen e Fondit të Zhvillimit të Rajoneve sipas bashkive dhe programeve. Të dhënat analizojnë programe dhe vepra të shpallura për tenderim në periudhën 1 janar deri 11 korrik 2016. Në informacion nuk janë përfshirë programe nën financim të cilat janë tenderuar më parë, apo janë në pritje për shpallje tenderimi. 
http://open.data.al/sq/lajme/lajm/i... Bazuar në të dhëna të databazës Prokurime Transparente OpenProcurement.al në këtë periudhë me buxhetim nga Fondi i      Zhvillimit të Rajoneve, janë tenderuar 33 projekte investimi me vlerë      fondi limit pa TVSH prej 3 364 641 521 (tre miliard e treqind e gjashtëdhjetë      e katër milion e gjashtëqind e dyzet e një mijë e pesëqind e njëzet e një      lekë). Këto 33 tendera      për investime, të mbështetura nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve janë shpërndarë      për 25 njësi të qeverisjes      vendore. Bashki që kanë tenderuar më shumë se një investim me buxhetim nga      ky Fond, janë: Bashkia Ura Vajgurore me 3 tendera dhe Bashkitë Tiranë, Memaliaj, Divjakë, Elbasan,      Patos, Pukë dhe Gjirokastër. Bazuar në vlera Bashkia me buxhetim më të lartë nga ky fond për      tendera të shpallur në këtë periudhë është ajo e Tiranës pasuar nga Kruja.      Në listën e dhjetë bashkive më të financuara nga ky fond janë edhe  bashkitë Gjirokastër, Ura Vajgurore,      Memaliaj, Divjaka, Elbasani, Patosi, Kurbini dhe Delvina. Në këtë listë me 33 tenderime për 25      bashki, janë vetëm tre njësi të qeverisura nga kryebashkiak të një force      politike të djathtë. 
Pjesa      tjetër prej 22 njësish përfituese, janë bashki të qeverisura nga      kryebashkiak të forcave politike të majta. 
Në total fondi limit i këtyre investimeve është shpërndarë në 94%      e totalit të vlerës së vënë në dispozicion nga Fondi i Zhvillimit të      Rajoneve, tek bashki të drejtuara nga kryebashkiak nga forca politike të majta      dhe 6% drejt bashkive drejtuar nga kryebashkiak të forcave      politike të djathta.

No comments:

Post a Comment