06 July 2016

Femrat,jetegjatesi me te larte ne Shqiperi

INSTAT

Raporti gjinor i popullsisë gjithsej është 51% meshkuj dhe 49% femra. Ndërkohë 57,2% e popullsisë jeton në zonat urbane dhe 42,8% jeton në zonat rurale. Zonat urbane janë më shumë të populluara nga femrat, 54,4% e popullsisë urbane janë femra. Ndërkohë në zonat rurale jetojnë më shumë meshkujt, këto zonat janë të populluara nga meshkujt me 53,1% e popullsisë së tyre. Kjo shpjegohet dhe nga lëvizjet e brendshme të popullsisë të cilat kanë qenë më shumë të orientuara nga zonat rurale në ato urbane dhe kryesisht për femrat. Nga lëvizjet e brendshme të vitit 2015 rezulton se 57,5% e popullsisë së larguar janë femra.  Mosha mesatare e popullsisë për vitin 2015 është 37,2 vite. Për meshkujt mosha mesatare është 36,4 ndërkohë për femrat është 37,9 vite. Mosha mesatare më e lartë tek femrat shpjegohet pasi femrat kanë jetëgjatësi më të lartë. Për vitin 2015 jetëgjatësia në lindje është llogaritur të jetë 76,1 vite për meshkujt dhe 79,7 vite për femrat. Kjo do të thotë se femrat jetojnë mesatarisht 3,6 vite më shumë se meshkujt.

No comments:

Post a Comment