Dy kala qe njihen pak ne Gjirokaster
Kalaja e Labovës së Kryqit, e
shpallur Monument Kulture i Kategorisë së Parë në vitin 1963, ndodhet pranë
fshatit Labovë e Kryqit, Bashkia Libohovë. Fortifikimi është ndërtuar në një
masë shkëmbore të shkëputur prej malit Bureto në perëndim të Labovës. Ky vendbanim
identifikohet nga studiuesit edhe me emrin Paleokastër, pasi kodra mban këtë
emër. Gjatësia mesatare e konservuar e mureve është rreth 160 m. Në anën jugore
ndodhet një kullë në formë trapezoidale, ndërsa në anënperëndimore një hyrje e
përforcuar me kullë gjysmë rrethore. Brenda perimetrit të murit dallohen
ndërtime shtëpish. Informacionet për kohën e ndërtimit janë sporadike, por
mendohet që faza e parë e ndërtimit i përket shek. V para Krishtit. Zë një
sipërfaqe 78 ha.
Kështjella e Shën Triadhës, e
shpallur Monument Kulture i Kategorisë së Parë në vitin 1963, ndodhet në afërsi
të fshatit Valare, Bashkia Gjirokastër. U ndërtua rreth viteve 1809-1810 mbi
një nga lartësitë e vargut të kodrave që shtrihen në lindje të Luginës së
Drinosit. Kështjella ka formë katërkëndëshe, me katër kulla poligonale në
qoshet, ndërsa hyrja e vetme hapej nga veriu.
No comments:
Post a Comment