30 July 2016

Drejtoria Rajonale e Rrugëve ndërhyrje të pjesëshme në rrugën zbritëse të Libohovës

Drejtoria Rajonale e Rrugëve Gjirokastër ka nisur prej dy ditësh një ndërhyrje të pjesëshme në rrugën zbritëse të Libohovës, e cila është amortizuar ndër vite. Për shkak të këtyre punimeve rruga do të qëndrojë e bllokuar për të paktën edhe gjatë ditës së sotme.
Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve dhe veçanërisht të drejtuesve të automjeteve. Përkohësisht zbritja do të bëhet nga segmenti rrugor i dedikuar vetëm për ngjitje.
Lusim drejtuesit e automjeteve të jenë të kujdesshëm në respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

No comments:

Post a Comment