Në lidhje me aksidentin e ndodhur dje,
nga Shërbimet e Policisë u arrestua në flagrancë shtetasi Elvis Lazo,30 vjeç
,banues në Gjirokastër.
Në orën 18:00,datë 26.07.2016 në
vëndin e quajtur Kthesa e fshatit Bodrishtë , Bashkia Dropull ka ndodhur
një aksident ,ku është përplasur mjeti "Ford" ,me targa AA 805DF me
drejtues mjeti shtetasin Dh.B me mjetin "Audi" ,me targa AA 774
NC me drejtues shtetasin Elvis Lazo . Për pasojë ka mbetur i dëmtuar
drejtuesi i mjetit "Ford" shtetasi Dh.B Materialet i kaluan Prokurorisë së
Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale "Shkelje e rregullave të
qarkullimit rrugor " parashikuar nga 290 i Kodit Penal.
No comments:
Post a Comment