23 July 2016

Blerjet online ngjall reagime vendimi Financave

Pak dite me pare, pa shume buje dhe vemendje ne media kaloi nje lajm se Ministria e Financave ka vendosur tashme qe kufiri i pataksueshëm per blerjet online te ulet nga 150 euro në 45 euro, ku sipas financave ky eshte dhe kufiri i lejuar i vendeve te Bashkimit Europian. Per te shuar kuriozitetin, bera nje kerkim dhe rezulton se kufiri i takses nga Bashkimi Europian eshte 150Euro ne rastet kur blihet nga vendet jashte Bashkimit Europian sepse brenda unionit nuk aplikohen taksa. Ky vendim nuk i sherben konsumatorit te thjeshte, i cili ne pamundesi per te blere cmimet abuzive te tregtareve vendas i drejtohet nje tregu me te gjere. Eshte absurde qe per te njejtin produkt ne SHBA apo ne vendet e BE cmimi eshte 2-3 me i lire. Nese merr ne konsiderate edhe pagat e qytetareve shqiptare behet e qarte se kjo nuk eshte nje perpjekje per te shtremberuar tregun nga konsumatori nga ku paska dale edhe nevoja per masa proteksioniste nga qeveria ndaj tregtareve. Per qytetarin, kjo eshte nje perpjekje per te plotesuar nevojat jetike ne nivel individual kur politika e rishikimit te pagave eshte lene ne harrese. Nese qytetaret nuk blejne produktet ne tregun vendas, problemi eshte i tregtareve, jo i qytetareve. Ata duhet te rishikojne raportin e fitimit te tyre dhe cmimit qe ofrojne. Pyetja ime eshte cili ka nevoje per mbrojtje ne kete rast dhe ke po mbron qeveria? Lehtesia per te ndryshuar rregullat me VKM ne dem te qytetareve, duhet te aplikohet dhe per t'i korrigjuar ato.

No comments:

Post a Comment