
Së pari, heqja e mbetjeve inerte që dalin
nga ndërtimet e ndryshme nëpër banesa nuk është detyrë e Agjensisë së Shërbimeve
Publike. Çdo qytetar ka detyrimin që këto lloj mbetjesh t’i largojë vetë dhe në
asnjë mënyrë të mos hidhen në koshat e mbeturinave. Në rast të kundërt, do të
aplikohen masa administrative. Së dyti, mbetjet urbane të hidhen brenda
koshave.
Bashkëpunimi juaj është shumë i rëndësishëm
në punën tonë dhe për një bashki të pastër. Bashkia Gjirokastër në funksion të
prioritetit të saj për mbajtjen pastër të mjedisit, kërkon nga gjithë banorët
bashkëpunim në këtë drejtim.
No comments:
Post a Comment