03 July 2016

Arkitekti Reshat Gega reagon per Projektin e Kishes se Laboves

Eshte nje detyrim imi,si nje qytetar,si nje profesionist i fushes se restaurimit dhe njeherazi edhe si studiues i problematikes statike dhe i zhvillimit arkitekturore i Kishes se Shen Merise ne Laboven e Kryqit,Bashkia Libohove , tu drejtohem te gjithe te interesuarve,te gjithe profesionisteve te fushes dhe asaj pjese dashammiresish ndaj trashegimise kulturore, per te ndare me te gjithe ju shqetesimin per ate se ca po ndodh me monumentet e kultures dhe vecanerisht me nivelin problematik qe ne fazen e pregatitjes se projekteve restauruese. Eshte nje kohe thuajse tre vjecare qe kam vene ne fokusin tim ate se si po trajtohen dy nga monumentet me brilant e te paperseritshem te arkitektures bizantine, sikunder jane Manastiri i Shen Kollit ne Mesopotam dhe Kisha e Laboves se Ktyqit per te cilet jane realizuar projekte per nderhyrje restauruese por me cilesine me te ulet qe mund te ekzistoj dhe me pasoja teper te renda ne ruajtjen dhe perkujdesin e vlerave qe ato mbartin.Per Kishen e Mesopotamit per shkak te kokefortesise dhe qendrimit refraktar te institucioneve perkatese, jam detyruar qe ceshtjen ta coje deri ne organet ligjore te cilat kane per detyre te parandalojne demtimet deri edhe kriminale ndaj nje monumenti te kultures. Bashkelidhur keni letren drejtuar znj.Kumbaro si dhe oponencen time per projektin e miratuar nxitimthi ne daten 25.05.2016.

No comments:

Post a Comment