12 July 2016

351 shpende ne nje Udhezues ...

Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyor në Shqipëri (PPNEA), publikon “Udhëzuesin e Shpendëve të Shqipërisë”.
Ky është udhëzuesi i parë i plotë i Shpendëve të Shqipërisë që është botuar ndonjëherë, ku përshkruhen 351 llojet e shpendëve të vërejtur në vendin tonë.
Ky udhëzues është i një rëndësie të jashtëzakonshme, pasi synon të zgjerojë njohuritë dhe nxisë kureshtjen për studimin dhe vrojtimin e shpendëve, dhe ruajtjen e tyre. Në vijim ky libër, ka për qëllim zhvillimin e Kundrimit të Shpendëve, si aktivitet turistik, tashmë i praktikuar gjerësisht në botë, me anë të të cilit në disa vende gjenerohen të ardhura vjetore miliarda dollarëshe. Kundrimi i shpendëve mund të praktikohet nga çdo grup moshë, dhe pranohet si aktivitet që rrit ndjeshëm cilësinë e jetës së njeriut.

Në këtë kuadër, autorët Mirjan Topi dhe Dr. Stojan Nikolov janë kujdesur që të përshkruajnë në mënyrë sa më të thjeshtë për përdoruesin, elementët kyç të dallimit të çdo lloji, si: trajtat trupore, puplajat dhe mënyrën e jetesës. Përdoruesve të këtij udhëzuesi do t’u shërbejnë në veçanti ilustrimet me ngjyra të morfologjisë së llojeve, të cilat janë përgatitur mjeshtërisht, enkas për këtë botim dhe paraqesin një riprodhim besnik të pamjes së shpendëve.

No comments:

Post a Comment