10 July 2016

2 raste droge ne Kakavije

Shërbimet  e Policisë Kufitare Kakavijë evidentuan një rast te Trafikimit të lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit në vijën e dytë të autobusit të linjës Tiranë -Athinë, në bagazhin e tij u konstatua një mobilje (tavolinë), brenda së cilës ishte krijuar një vend i fshehtë, ku u gjetën 6 pako të mbështjella me natriban, gjithsej 6.8 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa. Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Specialistët Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: F. Gjoni, 29 vjeç banues në Fier, punonjës i agjencisë, pasi ky shtetas e ka nisur porosinë me autobus, të cilën pretendon se e ka marrë nga një shtetas tjetër të cilin nuk e njihte. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike” Gjithashtu po në Kakavijë, pas disa orëve Policia Kufitare goditi një tjetër rast të Trafikimit të lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në automjetin tip ‘CADDY’ me targa AA 458 NV, që drejtohej nga shtetasi F. O , 64 vjeç, banues në Patos, punonjësit e Policisë Kufitare kanë konstatuar në gomën rezervë dhe në brendësi të dy parafangove 14 pako të mbështjella me natriban me peshë 9.2 kg, lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa. Pesha totale e lëndës narkotike për të dyja rastet është 16 kg Cannabis Sativa, ku së bashku me automjetin ‘CADDY’ u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 

No comments:

Post a Comment