25
vjetori i themelimit të programit MEDIA të Bashkimit Evropian, i cili që prej
vitit 2014, i është bashkuar programeve të kulturës të BE –së, me titullin
EVROPA KRIJUESE, e gjen Shqipërinë për herë të parë anëtare më te drejta të
plota, duke i dhënë mundësi të gjithë sektorit të industrisë krijuese shqiptare
të aksesojë fondet e BE –së mbi : prodhimet, shpërndarjen, trajnimin dhe
zhvillimin e produkteve kinematografike dhe ato audiovizuale si dhe mbështetjen
e festivaleve apo eventeve kinematografike dhe ato audiovizuale me fokus :
zhvillimin e audiencës dhe shpërndarjen e filmit evropian.
2016,
që përkon me 25 vjetorin e themelimit të programit Media, do të jetë një vit në
të cilin Komisioni Evropian, Agjencia EACEA që administron programin Media të
Evropës Krijuese, do t`i dedikojë një javë të plotë promovimi në median seciale
industrisë krijuese të të gjitha vendeve që marrin pjesë në programin Media.
18
– 24 korrik 2016, është java shqiptare e medias sociale e mbështetur nga
Komisioni Evropian / EACEA programi Media. Gjatë kësaj jave, Media Desk
Albania, do të postojë një cikël informacionesh në lidhje me zhvillimet e
industrisë krijuese në Shqipëri, këto postime do të shpërndahen në median
sociale të Komisionit Evropian / EACEA, Evropa Krijuese programi Media, si dhe
nga të gjitha mediat sociale tv të gjitha zyrave MEDIA DESK të vendeve që
marrin pjesë në programin Media.
No comments:
Post a Comment