Drejtoria
e Administratës Publike ka dërguar në Drejtorinë e Dekriminalizimit në
Prokurorinë e Përgjithshme emrat e 160 zyrtarëve të nivelit të ndryshme për
verifikime të thelluara. DAP ka dyshime se këta persona kanë pasur probleme më
ligjin në të kaluarën e tyre, kanë qenë të ndjekur penalisht apo të dënuar nga
gjykatat. Nga verifikimi paraprak që ka kryer DAP-i ka rezultuar se, për
këta individë ka të dhëna të cilat duhen konfirmuar nga organi qendror i
akuzës. Tashmë dosjet e këtyre 160 personave janë në duart e prokurorisë, e
cila do të kryeje disa verifikime të mëtejshme dhe do të kërkojë informacione
nga institucionet e tjera në vend dhe jashtë vendit. Sqarohet se në listën
prej 160 personash janë zyrtarë të niveleve të ndryshme, si funksionarë në
drejtori të përgjithshme, në prefektura, qarqe, arsim si dhe në zyrat e
hipotekave. Në Prokurorinë në Përgjithshme kanë dërguar informacion për
punonjësit e tyre disa institucione, por numri më i lartë është nga Drejtoria e
Administratës Publike.
No comments:
Post a Comment