Efektivët e Stacionit të
Policisë Këlcyrë në vijim të punës për kontrollin e territorit për
parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, më datë
15.06.2016, konstatuan dhe asgjësuan rreth 12.000 bimë
narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva, në vendin e quajtur
" Allangjyz Meshahaj" , në afërsi të fshatit "Bubës i
Dytë", bashkia Këlcyrë.
Gjatësia e tyre
varionte nga 20 - 40 cm dhe ishin të kultivuara në një parcelë të hapur
rishtas.Bimët u asgjesuan me anë të
djegies, ku një pjesë e tyre u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Policia po punon për
identifikimin dhe kapjen e autorëve.Materialet i kaluan
Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Përmet për veprën penale “Kultivimi i bimëve
narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.
No comments:
Post a Comment