09 June 2016

Udhezohen emigrantet ne Greqi per patentat

Gazeta Tribuna

Në kohën që është ripërtërirë marrëveshja midis Tiranës dhe Romës për konvertimin e patentave shqiptare në Itali, nuk dihen arsyet e sakta që kjo marrëveshje nuk është arritur asnjëherë me Athinën zyrtare. Sigurisht, problemet politike ndërmjet të dy vendeve janë një faktor i rëndësishëm që pengon, por gjithsesi, është për të ardhur keq që problemet politike të prodhojnë në vitin 2016 vështirësi që bien në kurriz të emigrantëve shqiptarë, pas 25 vjet qëndrimi e punësimi n ë shtetin helen. Në pritje që qeveritarët të gjejnë një gjuhë të përbashkët, shtetasit shqiptarë që jetojnë në Greqi për më shumë se 6 muaj, duhet të pajisen me patentë greke. Faktikisht, janë të shumtë ata që e kanë bërë tashmë këtë veprim, duke shpëtuar njëherë e përgjithmonë nga gjobat dhe gjyqet.

HAPAT PËR MARRJEN E PATENTËS

Fillimisht, i interesuari duhet të ndjekë mësimet në një autoshkollë.

Para se të fillojë mësimet, duhet të kryejë pagesën e disa taksave-paravolo.

Kandidati duhet të dorëzojë:

4 fotografi në format pasaporte

Në rast se nuk ka nënshtetësi greke, dorëzon lejen e qëndrimit, e cila duhet të jetë nxjerrë të paktën 6 muaj (185 ditë) para aplikimit.

Të ketë mbushur moshën 18 vjeç

Nëse nuk ka libër shëndeti, duhet të kryejnë ekzaminimin e gjakut dhe të urinës, kardiogramë, si dhe një radioskopi të kraharorit.

Kërkesë-deklaratë përgjegjësie për adresën e saktë të vendbanimit.

Aplikim për patentë (leje të drejtimit të mjetit).

I paguan arkës së shtetit një taksë– paravolo, 50 euro për vizitën nga patologu dhe okulisti, si dhe 20 euro për shpërblimin e dy mjekëve të sipërpërmendur.

Taksë-paravolo 30 euro për nxjerrjen e lejes së drejtimit.

Taksë-paravolo 18 euro për marrjen e lejes së drejtimit.

Taksë-paravolo 10 euro, për çdo test teorik dhe praktik.

STUDENTËT

Nëse shtetasi i vendit të tretë është student që prej të paktën gjashtë (6) muajsh në Greqi gjatë 12 muajve të fundit para aplikimit, atëherë paraqet një vërteteim origjinal nga shkolla e tij.

MËSIMET

Në autoshkollë, i interesuari duhet të zhvillojë 21 orë teori dhe 25 orë praktikë. Pagesa caktohet në marrëveshje midis të dy palëve.

KU DUHET REGJISTRUAR PËR PATENTËN

Ky shërbim ofrohet nga shërbimi i transportit i prefekturës së vendbanimit (Nomarhiaki Ypiresia Metaforon).

Emigrantët që banojnë në zonën e Athinës ose të Pireut, mund të drejtohen, në varësi të vendbanimit, në Holargo, Alimo, Agia Paraskevi, Peristeri, Elefsina.



A MUND TË NXJERRË PATENTË EDHE NËSE NUK JAM NJOHËS I GJUHËS GREKE?

Provimet mund të realizohen edhe në gjuhën shqipe, apo angleze, duke zgjedhur një nga programet e kompjuterit që ndodhet përpara jush në sallën e provimit.

RINOVIMI I PATENËS

Të gjithë ata që disponojnë leje drejtimit të mjetit (patentë) në shtetin grek, duhet që ta rinovojnë atë kur të mbushoin moshën 65 vjeç; përndryshe, patenta e tyre nuk do të jetë më e vlefshme.

Ndërsa ata që kanë patentë profesionale, duhet ta rinovojnë të detyrimisht, çdo pesë (5) vjet.

Dokumentat që nevojiten

Letërnjoftimi grek ose leje qëndrimi

Nipti fiskal (AFM)

Patenta ekzistuese

Paravolo 50 euro për rinovimin

Pullë takse me vlerë 18 euro

Ekzaminime nga patologu dhe okulisti

Libër shëndeti dhe në rast se nuk ka libër shëndeti, duhet të kryejnë ekzaminimin e gjakut dhe të urinës, kardiogramë, si dhe një radioskopi të kraharorit.

Të gjitha pagesat mund t’i kryeni nëpërmjet autoshkollës ku do të regjistroheni.



NË RAST VJEDHJEJE OSE HUMBJEJE TË PATENTËS

Paravolo 30 euro në efori për humbjen e patentes

Letërnjoftim grek ose leje qëndrimi

Nipti fiskal (AFM)

Dy fotografi me ngjyra,biometrike

Vërtetim nga policia për humbjen apo vjedhjen e patentëls

Paravolo 30 në efori për rimarrjen e patentës

Paravolo 9,02 euro + 3 euro taksë në favor të shtetit


RINOVIMI NGA PATENTË E VJETËR NË PATENTË TË RE

Letërnjoftim grek, ose leje qëndrimi

Nipti fiskal (AFM)

Dy fotografi me ngjyra,biometrike

Patenta ekzistuese

Paravolo 30 euro për rinovimin e patentës


No comments:

Post a Comment