06 June 2016

Takim i Rama - Basha , pa marreveshje per Reformen ne Drejtesi

Takimi Rama-Basha perfundoi ne Tirane pa asnje marreveshje. Kryeministri rama tha se “nuk arriti dot të bindte opozitën për të miratuar draftin e dakortësuar me ekspertët. Nuk kemi dashur t’i lëmë opozitës asnjë lloj justifikimi". “PD nuk ka lënë asnjë gjë pa bërë dhe gur pa lëvizur për të ndryshuar thelbin e saj. Sot e mbrapa PD nuk mund tu tregojë sot BE, SHBA dhe qytetarëve që të justifikojë pse nuk e voton reformën. Mendoj se PD nuk e do reformën në drejtësi dhe sot besoj se nuk ka njeriu jashtë oborrit të PD që e mendon ndryshe, por kjo nuk do të thotë që PD nuk do ta votojë reformë” – tha Rama. "Ne nuk do ta presim më PD. Do të vazhdojmë rrugën e vetme që kemi. U bëj thirrje PD që dhe pak orë që ka mbetur që në nivel ekspertësh të vazhdojnë negociatat deri në votimin në parlament. Jemi gati të dëgjojmë çdo propozim të tyre që nuk cenon thelbin” - tha Rama. Ndersa Kryetari i PD-së Basha  tha : “Erdha sot për të gjetur zgjidhje për një drejtësi që lufton krimin e organizuar për një drejtësi të pakapur. Nëse politika nuk do t’i mbronte Shullazët, Kokëdhimët, Habilajt por drejtësia trembet dhe shantazhohet nga një vullnet politik. Ky duhet të ishte momenti që pas dy dështimesh mazhoranca duhet të marrë përgjegjësitë e saj. Nëse nga një anë mazhoranca dhe opozita u dakortësuan për momentet e luftës anti-korrupsion. Në dy javët e fundit mazhoranca kak refuzuar çdo propozim të opozitës për ndërtimin e strukturës së posaçme antikorrupsion. Në shkurt ne kemi pranuar propozimin e OBDAT për vendet e rezervuara. Ky pamundëson kapjen e drejtësisë. Rama tha se është PD ajo që e pengon reformën dhe nuk e do reformën në drejtësi. Faktet tregojnë të kundërtën. Sot ne faktuam se ne jemi gati të biem dakord për vendet e dakordësuara, por atyre nuk iu pëlqeu. Kjo është kapriço sepse aplikohet në Kroaci dhe Maltë. Ata erdhën me një fjalim të përgatitur dhe konkluzion të përgatitur dhe se nuk e duan reformën në drejtësi.  Nëse do të çojë i vetëm në parlament reformën do të përballet me dështimin e sigurt.  ” – tha Basha .

No comments:

Post a Comment