1. Në 6 raste janë regjistruar 1294 m2 sipërfaqe trualli më tepër
nga ajo e përcaktuar sipas listës së trojeve dhe janë lëshuar certifikata
pronësie mbi këto sipërfaqe.
2. Në 4 raste, janë kryer veprime tjetërsimi nëpërmjet
transaksioneve mbi këto pasuri, si shitje, pjesëtim pasurie dhe regjistrim
dëshmi trashëgimie.
3. Është shkaktuar dëm ekonomik ndaj Bashkisë Gjirokastër dhe
Buxhetit të Shtetit në vlerën 16,048,170 lekë, si qera e munguar nga përdorimi
i jashtëligjshëm e pa titull pronësie të trojeve, nga të cilat 15,467,670 lekë
për përdorimin e paligjshëm të 585.9 m2 truall në pronësi të Bashkisë
Gjirokastër dhe 572,400 lekë për përdorimin e paligjshëm të 143.1 m2 truall në
pronësi të shtetit.
4. Është refuzuar pa bazë ligjore regjistrimi i pasurive të
Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, në kundërshtim me Ligjin nr. 10058, datë
22.01.2009 “Për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të
Republikës së Shqipërisë dhe Kryegjyshatës Botërore Bektashiane për rregullimin
e marrëdhënieve të ndërsjella”.
5. Nuk ka një evidencë dhe nuk njihet e raportohet gjendja e
pasurive të regjistruara me mbivendosje, mungojnë hartat e pasurive të
identifikuara me mbivendosje dhe për pasojë është lejuar regjistrimi me
mbivendosje në favor të personave të tretë të 40 pasurive me sipërfaqe totale
17100,9 m2 të llojit truall dhe ndërtesa, pasuri në pronësi të Kryegjyshatës
Botërore Bektashiane, kthyer në VKKP nr. 134, datë 13.3.2008.
6. Në 109 raste nuk është veçuar dhe regjistruar “shtet”
sipërfaqja prej 52.849 m2 dhe nuk janë kryer veprime në Kartelat e Pasurive të
Paluajtshme, ndërsa në 110 raste me sipërfaqe totale 20.503 m2, janë kryer
veprime me pasojë tjetërsime të sipërfaqeve.
7. Konstatohet performancë e ulët në administrimin e praktikave,
të cilat për një periudhë 5 vjeçare arrijnë mbi 3287 praktikadhe për të cilat
ZVRPP, ndonëse ka arkëtuar nga qytetarët rreth 9.9 milion lekë, ende nuk iu ka
ofruar atyre shërbimin e kërkuar, me pasojë mungesë transparence ndaj publikut.
8. Konstatohet mungesë bashkëpunimi ndërmjet ZVRPP dhe Komisionit
Vendor të Verifikimit të Titujve të Pronësisë, që ka sjellë si pasojë nivele të
ulëta të regjistrimit të pasurive bujqësore, pranimin e dokumentacionit dhe
regjistrimin e pasurive të paluajtshme me të meta dhe mangësi.
Shkeljet e konstatuara më sipër janë në kundërshtim me përcaktimet
ligjore e nënligjore të bëra në Ligjin nr. 33/2012, datë 29.04.2012 “Për
regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, Ligjin nr. 8752, datë 26.3.2001 “Për
krijimin dhe funksionimin e e strukturave për Administrimin dhe
Mbrojtjen e Tokës”, Ligjin nr. 7501, datë 19.7.1991 “Për tokën”, Ligjin Nr.
9154, datë 06.11.2003 “Për arkivat” dhe Rregulloren nr. 207, datë 11.06.2007
“Për arkivimin e dokumenteve tekniko-ligjore në ZVRPP”.
No comments:
Post a Comment