12 June 2016

Sekuestrohet 3 kg lëndë narkotike e dyshuar "Heroinë"


Policia Kufitare e Kakavijes në bashkëpunim me Doganën (Skanerin) dhe me Sektorin Kundër Narkotikeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër kanë evidentuar dhe goditur një tjetër tast të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike të forta. Më datë 12.06.2016, gjatë paradites në PKK Kakavije, gjatë kontrollit në vijën e dytë dhe me Skaner, nga Punonjësit e Policisë Kufitare , Skanerit dhe  Antidroga, të mjetit tip Benz-Mercedes Vito,  me targa AA 538 NM, me drejtues shtetasin: Lulzim Bosnja, 39 vjeç,  lindur dhe banues  ne Libofsh Fier,  kanë konstatuar se: Në pjesën e kroskotit kishte disa pako të mbështjella me natriban, brenda të cilave dyshohet të ketë lëndë narkotike e llojit Heroinë. Në vendngjarje ka mbritur Grupi Hetimor dhe pas kontrollit të imtësishëm të automjetit tezultoi se brenda kroskotit kishte 6 pako me peshë totale 3 Kg lëndë narkotike e dyshuar Heroinë. Lenda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikeve u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit te mjetit Lulzim Bosnja. Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë  për  veprime të mëtejshme për veprën penale "Trafik ndërkombëtar i  lëndëve narkotike"

No comments:

Post a Comment