Në
kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Greqi-Shqipëri 2014-2020, në
prani të target-grupit që përbëjnë partner ndërkufitarë, u shpall Thirrja e
Dytë për projekt propozime. Mernin pjesë partnerë të interesuar të zonës aktive
të këtij programi nga Greiqa, si: Grevena, Kastoria, Florina, Arta, Thesprotia,
Janina, Preveza, Zaqintho, Korfuz, Qefallonja, Lefkadha. Nga zona aktive e
Shqipërisë, ishin përfaqësues nga Qarku i Beratit, Gjiorokastres, Korçes dhe
Vlores.
Në Ditën e Informimit në Sarandë u prezantua programi Thirrja e dytë
për projekt-propozimet e INTERREG 4, Greqi-Shqipëri, 2014-2020. Të pranishmit
u njohën me akset prioritare, si dhe me objektivat specifike, prej të cilave u
veçuan: Rritja e kapaciteteve infrastrukturore në zonën ndërkufitare në
menaxhimin e transportit, ujit dhe mbetjeve, mbrojtja mjedisore dhe përdorimi i
qëndrueshëm i burimeve natyrore, efiçenca e energjisë dhe përdorimi i sistemeve
të energjisë së rinovueshme, parandalimi i rreziqeve dhe menaxhimi i
katastrofave natyrore me fokus, zjarrin në pyje.
Fokus më vete ishte nxitja e ekonomisë
lokale, ku, si objektiva specifike janë përcaktuar: ruajtja e resurseve
kulturore dhe natyrore, si parakusht për zhvillimin e turizmit të zonës
ndërkufitare, përmirësimi i kapaciteteve të zonave ndërkufitare për të
mbështetur sipërmarrjen, mbijetesën e bizneseve dhe konkurrencën.
Ministrja e
integrimit Klajda Gjosha, në fjalën e vet, vlerësoi takimin informues me ndikim
si në zgjerimin e përfshirjes së partnerëve mes dy vendeve, ashtu edhe në
bërjen transparente të këtyre programeve europiane.
Thirrja do të
qëndrojë e hapur deri më 5 Shtator 2016. Buxheti në total i thirrjes (përfshirë
dhe bashkëfinancimin) është 13.782.817 Euro.
No comments:
Post a Comment