Materniteti i Gjirokastres riperterihet
Një godinë e riperterire n dhe moderne e maternitetit në Gjirokastër i jep fund një situate
absurde, që i kishte shtrënguar shumë nëna t’i sillnin fëmijët në jetë në
Tiranë ose në spitale të tjera te vemndit. Godina ekzistuese e shërbimit të
obstetrikë-gjinekologjisë thuajse e kishte të
pamundur kryerjen e funksioneve të saj. Një investim prej 1.5 milionë dollarë i
Ministrisë së Shëndetësisë iu riktheu rreth 800 nënave çdo
vit, strehën e parë të të porsalindurve të tyre, rrënjësisht të
rikonstruktuar dhe ku janë instaluar edhe aparatura të reja mjekësore. “Sallat
janë të pajisura me këtë risi që është tapeti antibakterial. Realizojmë një
sterilizim maksimal të sallës. Është mundësia më e mirë që sallat të jenë
100% të sigurta dhe sterile. I kemi të gjitha aparatet e nevojshme, monitorët,
respiratorët, sipakun, të gjitha. Asnjë gjë e vjetër, të gjitha të reja,” – u
shpreh drejtoresha. Në spitalin e Gjirokastrës, pak kohë më
parë u vu në funksionim edhe kabineti i Kardiologjisë. Ky spital do të
përfitojë edhe nga kontrata e furnizimit të integruar të instrumenteve kirurgjikalë
dhe shërbimeve të sterilizimit.
No comments:
Post a Comment