18 June 2016

Kontrolli Shtetit denoncon zyrtaret e Zyres se Pasurive Gjirokaster

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të auditimit nr. 1102/1, datë 03.12.2015, ka audituar Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Gjirokastër, për periudhën 2012- 2015. Në përfundim të auditimit u konstatuan një sërë shkeljesh të dispozitave ligjore, për të cilat janë rekomanduar masat përkatëse për përmirësimin e gjendjes dhe nxjerrjen e përgjegjësive, të miratuara me Vendimin e Kryetarit të KLSH-së me nr. 51, datë 13.05.2016. Në përfundim të auditimit, KLSH ka kryer kallëzim penal për Regjistruesin e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Gjirokastër F.H., specialistin hartograf E.B. dhe 3 ish-specialistët e ZVRPP Gjirokastër K.J., A.ZH. dhe J.A, të cilët në mospërmbushje të detyrës së tyre funksionale dhe në shkelje të dispozitave ligjore, kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, duke i përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër të gjitha provat dhe dokumentet përkatëse.ne

No comments:

Post a Comment