Lumi Vjosa në
Shqipëri është një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës, që rrjedh i
pandikuar në mënyrë të natyrshme, karakterizuar nga një shumëllojshmëri e lartë
karakteristikash hidromorfologjike, nga kanionë të bukur, rrjedha të
rrëmbyeshme, ishuj dhe kthesa që krijojnë gjarpërime të mrekullueshme.
Megjithë
planet e ngritura rreth ndërtimit të një zinxhiri hidrocentralesh në Vjosë, në
të njëjtën kohë, lumi përfaqëson një mundësi unike për shkencën evropiane të lumenjve
për të vlerësuar ekologjinë e lumenjve të egër.
Për herë të
parë në Shqipëri, ka nisur sot (përmbyllet nesër me vizitë në terren në
Këlcyre) një konferencë me ekspertë nga Shqipëria, Austria dhe universitetet
gjermane të cilët vijnë sëbashku për të prezantuar dhe diskutuar njohuritë
teknike në lidhje me Vjosën. Ndërsa ekspertët shqiptarë do të identifikojnë
informacionin ekzistues në lidhje me këtë lumë si bazë për zhvillimin e
konservimit dhe menaxhimit të konceptit, kolegët e tyre nga Austria dhe Gjermania
do të paraqesin standardet ndërkombëtare të shkencës së lumenjve dhe kërkesat
ligjore të Bashkimit Evropian. Konferenca përpiqet t'iu përgjigjet pyetjeve si:
Çfarë dimë ne rreth Vjosës? Çfarë duhet të analizojmë ne, duke ndjekur
standardet e Bashkimit Evropian? Çfarë duhet të vlerësojmë në përgatitjet për
të planifikuar hidrodigat? Çfarë roli mund të luajë Vjosa në shkencën e lumit
Evropian? Struktura dhe formati i konferencës është projektuar për të
maksimizuar ndërveprimin mes pjesëmarrësve.
Qëllimi final është zhvillimi i një
Memorandumi i njohurive ekzistuese dhe përshkrimi i një programi
interdisiplinar hulumtimi. Në këtë konferencë diskutohen kushtet në kuadrin
gjeografik të ujëmbledhësit të Vjosës, menaxhimi sasior i burimeve ujore dhe
presionet në ujembledhesin e Vjosës, cilësia e ujërave në pellgun e Vjosës,
cilësia biologjike e ujërave në pellgun e Vjosës, struktura bregore e peizazhit
dhe vegjetacioni ekologjik i lumit Vjosa, perspektiva e biodiversitetit e lumit
Vjosa, shërbimet e ekosistemit dhe dimensioni njerëzor i ujëmbledhësit te
Vjosës, konsiderimi i ndikimit mjedisor në ujëmbledhësin e Vjosës, qasjet
ndërdisiplinare shkencore për menaxhimin e lumit, proceset hidromorfologjike si
tipare kryesore për menaxhimt, të mirat ekologjike dhe shërbimet e sistemeve të
lumenjve , bio-treguesit si mjet për Direktivën në kuadër të Ujit të BE-së dhe
sfidat e menaxhimi të lumenjve: brenda kornizës evropiane. Kjo konferencë
organziohet nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës në bashkëpunim
me Universitetin e Vjenës, Austri dhe Universitetin e Burimeve Natyrore dhe të
Shkencave të Jetës (Boku), Vjenë, Austri.
Mjedisi Sot
No comments:
Post a Comment