Me
date 11 dhe 12 Qershor , Organizata Nje Ze i Barabarte Rom dhe Egjiptian ne
Komunitetin Vlonjat Organizoi ne ambientet e Qendres Rinore Rajonale Vlore nje trajnim
dy ditor me te rinjte ne kuader te nismes "Angazhohu, Informohu, Meso ,
Vepro ne te mire te Komunitetit" me mbeshtetjen e Leviz Albania. Te rinjte u
informuan dhe trajnuan lidhur me keto terma: Te Drejtat e Njeriut, E drejta për
pjesëmarrje dhe rendesia e te qenit pjesemarres,Si është i ndërtuar
Institucioni i Bashkisë dhe Këshilli Bashkiak dhe menyra si funksionojne keto
institucione, Njohja e programeve për strehim, legalizim, punësim, kujdesi shëndetësor,
ndihma ekonomike, regjistrimi i fëmijëve, formimi profesional etj, Si
formulohet dhe dërgohet një letër zyrtare për informim apo problematikat e
komunitetit pranë institucioneve përkatëse.
No comments:
Post a Comment