Kalaja e
Melanit, e shpallur Monument Kulture i Kategorisë së Parë në vitin 1963,
ndodhet në fshatin Nepravishtë, Bashkia Libohovë, pranë Teqesë së Melanit. Ajo
shtrihet në suprinën e një pllaje trekëndëshe, me kulmin e orientuar drejt
lindjes. Në veri e në jug, anët e saj bien thikë mbi dy platforma ndërmjetëse,
ndërsa në perëndim ulen në drejtim të fushës me rënie thuajse vertikale dhe
shkëmbehet me tarraca. Muret rrethuese me përjashtim të anës veriore të thiktë
e të paarritshme, e qarkojnë pllajën në perëndim, jug e lindje, madje duke
zbritur në këtë anë dhe në platformën veriore. Muret rrethuese paraqiten me dy
stile, i pari poligonal dhe i dyti drejtkëndësh me faqe të rrafshëta. Ndërtimi
i saj daton para viteve 1900 dhe aktualisht është rrënojë. Zë një sipërfaqe
prej 87224 m2.
Netcastle
No comments:
Post a Comment