Kakavije , Sekuestrohen 7 kg marijuane
Shërbimet e Policisë Kufitare
Kakavije në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit Kundër Lëndëve Narkotike në
Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër bënë kapjen dhe arrestimin në
flagrancë të shtetasit : B.Harrunaj, 26 vjeç, banues në Mallakastër . Në
kuadër të planit të masave për goditjen e "Trafikimit të lëndëve
narkotike", shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije që kryejnë
shërbim në vijën e gjelbër evidentuan dhe goditen një rast të
trafikut të lëndëve narkotike dhe konkretisht : Në kufirin jeshil, në
Piramidën nr. 28, është kapur shtetasi Blerim Harrunaj me një çantë
të zezë, në të cilën kishte 7 pako të mbështjella me natriban ku brenda të tyre
kishte lëndë të dyshuar narkotike, me peshë totale 7 kg.
No comments:
Post a Comment