Ishte ne kerkim,arrestohet ne Kakavije
Policia e Gjirokastres tha se në
Pikën Kufitare Kakavije është kthyer nga pala greke shtetasi, Ermal
Shehaj,24 vjeç, banues në Mallakastër. Gjatë përpunimit të të dhënave në
sistemin TIMS ,ky shtetas rezultoi i shpallur në kërkim pasi Prokuroria
e Rrethit Gjyqësor Përmet ka lëshuar urdhrin për ekzekutimin e vendimit
të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet.Kjo gjykate e ka dënuar me 12 muaj burg,
për veprat penale "Vjedhje " , "Kalim të paligjshëm të kufirit
" dhe " Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë
".Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime
të mëtejshme.
No comments:
Post a Comment