15 June 2016

Hormove,policia zbulon marijuane

Në vijim të punës, për parandalimin  e kultivimit  të  bimëve  narkotike, nga efektivët e Komisariatit të Policisë Tepelenë ,  u konstatuan të kultivuara 313 bimë narkotike  të llojit  Cannabis Sattiva.

U arrestua në flagrancë shtetasi :
A. Elmazi, 18 vjeç, banues në Hormovë ,Tepelenë .
Si dhe u shpall në kërkim babai i tij,shtetasi R.E , pasi :

Këta shtetas në bashkëpunim me njeri tjetrin, në baçen e tyre në fshatin Hormovë ,kishin kultivuar 313 bimë narkotike Cannabis Sattiva. Bimët narkotike u asgjësuan në vend, me anë të djegies dhe një pjesë e tyre, u morën në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale: “Kultivimi i bimëve narkotike i kryer në bashkëpunim” parashikuar nga  nenet 284 dhe 25 të Kodit Penal.

No comments:

Post a Comment