
Në lulishten e Shtëpisë Babameto, 26 fëmijë, 9 gjyshër dhe ekipi i CHwB Albania zhvilluan një atelie të trashëgimisë kulturore. Ata punuan me modelin prej letre të Shtëpisë Babameto, pjesë e Koleksionit të libërthave "E Ka Kush e Ka". Me plotësimin e modelit tek fëmijët rritej dëshira dhe interesi për të vizituar këtë shtëpi të mrekullueshmë gjirokastrite. Për Nikon 9 vjeçar atelieja ishte krejt ndryshe. “Mua me pëlqeu shumë aktiviteti pasi e ndërtuam shtëpinë prej letre, pamë atë të vërtetën prej guri”. Kurse gjysh Pandeli Çekani, 77 vjeçar, e shijoi me mbesën e tij atelienë. “Ishte një aktivitet shumë edukues që zhvillon anën e të menduarit si për fëmijët, si për ne që i ndihmuam. Më pëlqen ideja që fëmijët të njohin trashëgiminë dhe ne gjyshërit mund dhe duhet t’u japim informacion atyre për shtëpitë e vjetra të Gjirokastrës". Aktiviteti u organizua në bashkëpunim me Qendra Kulturore e Fëmijëve 'Fato Berberi' Gjirokastër dhe Fondacionin Gjirokastra.
No comments:
Post a Comment