Gjirokaster: Edukimi femijeve me Trashegimine Kulturore
CHwB Albania dhe Qendra Kulturore e Fëmijëve “Fato Berberi “ organizuan një atelie të trashëgimisë me
fëmijë të grupmoshave 4-7 vjeç. Dëshira dhe interesi i fëmijëve na la të
surprizuar, ndërsa pyetjeve të tyre se kur do të zhvillojmë aktivitetin e
radhës ju përgjigjeshim me: “shumë shpejt” dhe një përqafim.
Për Nikolën, 7
vjeç, “kostumet popullore dhe libërthat janë shumë interesantë dhe do të donte
t’i pikturonte dhe të mësonte më shumë”.
Alisa Gushi, specialiste e
trashëgimisë në Qendrën Kulturore të Fëmijëve, mendon se “mësimi përmes
argëtimit është mënyra e duhur për të përçuar informacion për trashëgiminë tek
fëmijët”.
No comments:
Post a Comment