02 June 2016

Domosdoshmëria e votimit elektronik



Ish deputeti Kokedhima shprehet per domosdoshmerine e votimit elektronik. “Shqipëria thote ai permes rrjetit social Facebook ka një sistem politik e kushtetues jofunksional, pothuajse të kalbur dhe të korruptuar. Kjo situatë e ka fillesën te sistemi i pabesueshëm elektoral. Në Shqipëri politika nuk është një treg i hapur ku do të konkuronin lirshëm platformat, idetë, programet, alternativat dhe individët. Administrimi i procesit të votimit dhe numërimi i votës janë lehtësisht të cënueshëm dhe me kosto të larta për shoqërinë. Në administrimin dhe bërjen e zgjedhjeve kontribuojnë mijëra shqiptarë të mirë, të ndershëm dhe idealistë, që e duan vendin dhe janë të ndërgjegjshëm për rolin jetik të zgjedhjeve të lira e të ndershme për të gjithë ne. Ndërkohë, të ashtuquajturit "heronj" të partive në këtë proces, në një masë jo të vogël, historikisht janë shpërblyer me poste pune, të drejta, shërbime, pasuri etj. Me këtë shpjegohen pjesërisht edhe shumë nga ato histori të këqija kur në krye të punëve e në drejtim vendosen njerëz pa vlera e merita, të inkriminuar, të pashkolluar, me diploma false, të pasjellshëm e të urryer nga qytetarët.

No comments:

Post a Comment