22 June 2016

Bashkia Libohove nis projektin per vaditjen e fushave te Suhes


Bashkia e Libohoves tha se Ka nisur punimet për pastrimin dhe sistemimin e kanalit ujitës te fusha e Suhës (ushqyes i rezervuarit të Cinit). Me një fond prej 6 milionë lekësh me Tvsh, parashikohet që punimet të përfundojnë brenda 60 ditësh. Ky investim është shumë i rëndësishëm për gjithë fermerët që kanë tokat në këtë zonë, pasi lehtëson ujitjen e kulturave të tyre bujqësore. Bashkia Libohovë ka në vëmendje të veçantë investimet që ndikojnë direkt në zhvillimin e bujqësisë, prandaj sigurojmë fermerët se investime të tjera do të kryehen edhe në të ardhmen.

No comments:

Post a Comment