ISP në kuadër të nismës
“Bashki e Hapur” e mbështetur nga Leviz
Albania zhvilloi në Qendrën e Informimit të BE në qytetin e
Shkodrës një seancë konsultuese përzbatimin e ligjit për të drejtën e
informimit në bashkinë Shkodër me studentë të gazetarisë. Sot studentë e nesër
gazetarë investigativë, dje të painformuar me ligjin për të drejtën e
informimit, e nesër aktorë të ndryshimeve dhe demokracisë lokale. ISP u ofroi
ndihmë të rinjve si të kërkojnë informacion zyrtar? Si të ankohen? Si të
denoncojnë e si të reagojnë? Transparenca dhe llogaridhënia janë element kyç
për një qeverisje të mirë dhe demokraci funksionale, asnjë institucion qendror
apo vendor nuk duhet ti fshihet detyrimeve të ligjit për të drejtën e
informimit.
No comments:
Post a Comment