CHWB
Albania
15 fëmijë të moshës 5-6 vjeçare zhvilluan
një tjetër atelie të trashëgimisë në qytetin e Gjirokastrës. Për rreth 1 orë të
vegjëlit vizituan hamamin e qytetit të gurtë, burimet përreth tij dhe më pas
ngjyrosën libërthin e hamamit, pjesë e koleksionin "E Ka Kush e Ka",
publikim i CHwB Albania. Kjo seri libërthash synon të njohë të vegjëlit e
sotëm/ të rriturit e së nesërmes me vlerat e trashëgimisë kulturore kombëtare.
Aktiviteti u organizua nga CHwB Albania në bashkëpunim me Qendrën Kulturore të
Fëmijëve 'Fato Berberi'
***
Në lulishten e Shtëpisë Babameto, 26
fëmijë, 9 gjyshër dhe ekipi i CHwB Albania zhvilluan një atelie të trashëgimisë
kulturore. Ata punuan me modelin prej letre të Shtëpisë Babameto, pjesë e
Koleksionit të libërthave "E Ka Kush e Ka". Me plotësimin e modelit
tek fëmijët rritej dëshira dhe interesi për të vizituar këtë shtëpi të
mrekullueshmë gjirokastrite.
Për Nikon 9 vjeçar atelieja ishte krejt
ndryshe. “Mua me pëlqeu shumë aktiviteti pasi e ndërtuam shtëpinë prej letre,
pamë atë të vërtetën prej guri”.
Kurse gjysh Pandeli Çekani, 77 vjeçar, e
shijoi me mbesën e tij atelienë. “Ishte një aktivitet shumë edukues që zhvillon
anën e të menduarit si për fëmijët, si për ne që i ndihmuam. Më pëlqen ideja që
fëmijët të njohin trashëgiminë dhe ne gjyshërit mund dhe duhet t’u japim
informacion atyre për shtëpitë e vjetra të Gjirokastrës"
No comments:
Post a Comment