Shtatë persona
janë arrestuar për akuzën e trafikut ndërkombëtar të narkotikëve. Policia
shqiptare tha sot se operacioni i koduar ” “QUARANTA “ ka vënë në pranga
në territorin shqiptar shtatë persona që dyshohen se janë pjesë e tre
grupeve kriminale që operonin në Tiranë, Durrës, Fier, Gjirokastër dhe Sarandë.
Sipas policisë lënda narkotike sigurohej dy vite më parë kryesisht në Lazarat
dhe në malësinë e Vlorës.Sipas policisë hetimet për grupet e dyshuara
kishin filluar prej tre vitesh.Katër prej të arrestuarve janë nga Delvina dhe
dyshohen si organizatorë të trafikut, një nga Lushnja dhe dy nga Durrësi.
Polica tha se Hetimi ka pasur një shtrirje kohore rreth tre vjeçare, kohë gjatë
së cilës janë sekuestruar në vendin tonë dhe në Zvicër në disa raste dhjetëra
kilogramë marijuanë, por edhe sasi të vogla kokaine dhe heroine. Polica
shqiptare tha se në kuadër të këtij procedimi janë arrestuar gjithsej në vendin
tonë dhe në Zvicër 16 shtetas, nga të cilët 3 në Zvicër dhe 13 në vendin tonë.
Sipas policisë lënda narkotike sigurohej në Lazarat dhe në malësinë
e Vlorës. Më pas transportohej me mushka, grumbullohej në zonën e
pyllëzuar të Delvinës ose në shtëpi të pa-banuara dhe trafikohej drejt Greqisë
ose Italisë. Policia shqiptare tha se po bashkëpunon me partnerët e vendeve të
tranzitit dhe destinacionit të lëndëve narkotike, me qëllim shkëmbimin e
informacionit dhe materialeve proceduriale, që dokumentojnë me prova ligjore
aktivitetin kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike. Ndërkohë në shumë zona
të vendit policia po vijon operacionet ndaj kultivuesve të marijuaëns. Në
Vlorë, Përmet, Berat dhe Tropojë policia ka asgjësuar mijëra bimë marijuane
duke kryer hetime për kultivuesit.
No comments:
Post a Comment