Bima narkotike Kanabis Sativa eshte e
lidhur me mutacion gjenetik. Shkencëtarët nga Universiteti i Australisë
Perëndimore kanë identifikuar se përdorimi i kanabisit mund të ndryshojë
strukturën e ADN-së të një personi, duke shkaktuar mutacione të cilat mund ti
ekspozojnë ata përballë sëmundjeve të rënda, dhe të kalojë tek fëmijët e tyre
në disa brezave të ardhshëm. Edhe pse lidhja mes përdorimit të kanabisit
dhe sëmundje të rënda, të tilla si kanceri, ka qenë më parë e dokumentuar, por
se si ndodhte kjo dhe implikimet që shkakton përdorimi i kanabisit për
gjeneratat e ardhshme, kjo nuk ishte kuptuar më parë. Profesor Stuart
Reece dhe Profesor Gary Hulse nga Shkolla e Psikiatrisë dhe Shkencave Klinike
Uwat përfunduan një analizë të gjerë të materialit kërkimor për të kuptuar
shkaqet e mundshme dhe zbuluan informacione alarmante.
No comments:
Post a Comment