23 May 2016

Si shpëtuan miokastorët në Butrint


Fotot publikohen per here te pare 

Disa foto të bëra rastësisht në Qytetin Antik Butrint pak vite më parë dokumentuan një familje të Nutria (Myocastor coypus).  Një mëngjes dimri në një zonë gërmimi në Butrint një familje kafshëzash shumë interesante u zbuluan nga një prej punëtorëve të Parkut. Familja ishte gjendur në zonën e gërmimit, pushtuar pjesërisht nga uji, gati e izoluar. Zbulimi në një zonë nga ku nuk mund të ngjiteshin në tokë krijoi kushtet e fotografimit. Në një komunikim me biologun Ferdinand Bego u arrit të zbulohej se kujt i pëkriste kjo familje e veçantë. Sipas Biologut Ferdiand Bego fotot deshmonin se familjet nuk ishin kastor, por i nje lloj i ngjashem me te.” Eshte nje lloj qe origjinen e ka nga Amerika e Jugut, por qe eshte introduktuar ne Europe dhe Rusi gjeresisht. Edhe ne vendin tone (Nutria) u introduktua rreth viteve "60-70. Nje koloni e madhe e tij ka qene ne rezervatin e Patokut deri ne fillim t e viteve "90. Qe nga ajo kohe te dhenat per prani te tij kane qene te pasigurta. Kjo eshte evidenca me e pakundershtueshme se Nutria apo miokastori eshte i pranishem ende ne vendin tone, pohoi atëherë Bego. Ky lloj do te jete me shume rendesi per natyralistet dhe vizitoret qe duan te shohin kete specie ne Butrint, tha atëherë Bego. Miokastorët u nxorën përmes vendosjes së dërrasave të drurit dhe morën rrugën e pyllit të Butrintit duke e shtuar besojmë familjen në këto vite.

No comments:

Post a Comment