Bashkia
Libohovë është një prej 11 njësive të qeverisjes vendore, që
ka fituar financim të një projekti nga programi Italo-Shqiptar i
Konvertimit të Borxhit, IADSA. Projekti me të cilin kishte aplikuar
Bashkia Libohovë është ndërtimi i një strukture rezidenciale për
të moshuarit. Zbatimi i këtij projekti do të nisë së shpejti.
Ndërtimi i shtëpisë së të moshuarve në Libohovë është një
investim i rëndësishëm, pasi synohet qe ky institucion të kthehet
në një qendër rezidenciale rajonale, duke ofruar shërbime për
moshën e tretë.
No comments:
Post a Comment