
Vetëm një herë më bëri një vërejtje, mos e përdor më emrin tim kur shkrua më tha. Një herë tjetër, më erdhën honoraret e më pyeti: Ç’janë këto para që kanë ardhur. I thash: Nuk e di! Kanë ardhur nga Tirana më tha. Mirëpo paratë kur ishe 13 vjeç nuk mund t’i merrje vetë dhe më çoi për dore për t’i marrë. Ishin para nga Komiteti Qendror i Rinisë që kishte gazetën Zëri i Rinisë ku unë botoja. E paratë që vinin ishin sa gjysma e rrogës së babait tim dhe unë qameti 13 vjeç e kjo më dha një autoritet të madh.
Më tmerronin veprat optimiste. Isha i uritur të gjeja fjalët e tmerrshme, jo ra nata etj etj. Një herë në rrugë gjeta një libër për 6 vjetorin e themelimit të Ushtrisë Jugosllave dhe aty gjeta ‘në vitin e tmerrshëm 1942’…e thashe e ka një vlerë ky libër, këtë frazë sepse tek ne ishin të gjitha ‘në vitin e ndritur’, heroizimi partizan… pastaj rash tek Hamleti e Makbethi dhe s’desha të lexoj gjë tjetër më, tha Kadare.
No comments:
Post a Comment