29 May 2016

Negocimet e Drejtpërdrejta dhe qeverisja vendore

Open Data Albania po hulumton mbi numrin e procedurave dhe fondin limit për Prokurime Publike të llojit negocime të drejtëpërdrejta, të shpallua dhe realizuara nga 61 njësi të qeverisjes vendore bashki, pas ndarjes së re administrative territoriale. Artikulli hulumtues bazohet në të dhëna të databazës së portalit për Prokurime Transparente. Ky portal ka informacion për çdo procedurë prokurime publik për 61 njësitë e reja që qeverisjes vendore nga korriku 2015 e në vijim. Negocimet e Drejtpërdrejta janë procedura prokurimesh publike përmes të cilave autoriteti kontraktor i përzgjedh vetë operatores ekonomik dhe negocion kushtet e kontratës me një ose më shumë prej tyre. Vendimi për të aplikuar këtë procedurë duhet të jetë i bazuar dhe argumentuar me kushte që detyrojnë autoritetin të veprojë në mënyrë të tillë. Negocimet e Drejtpërdrejta duke qenë prokurime pa garë mbartin riskun e ekspozimit të lartë ndaj shpërdorimit të fondit.
Në total në këtë periudhë kohore rezulton të jenë finalizuar njëqind e pesëdhjetë kontrata publike përmes negocimit të drejtpërdrejt. Fondi për këto kontrata publike finalizuar me negocim të drejtpërdrejtë është 585. 83 milion lekë. Secila nga këto procedura prokurimi publik është e listuar në portalin prokurime Transparente përzgjedhja e llojit të procedurës Me Negocim. Bashkitë Tiranë, Elbasan, Kamza, Vau i Dejës, Rrogozhina, Korça, dhe Lezha janë baskitë me më shumë raste dhe vlera të proceduara me negocime të drejtpërdrejtë. Negocime të Drejtpërdrejta do të konsiderohen edhe shtesat e kontratave. Autoritetet prokuruese realizojnë të tilla sa herë që përforcojnë në shkelje afatesh për të tenderuar blerje në kohën e duhur, sikurse në vlerësime për punime dhe shërbime shtesë.

Vetëm 37 nga 61 bashki kanë aplikuar procedura të negocimit të drejtpërdrejt. Negocime të drejtpërdrejta me vlerë mbi 5 milion lekë të reja kanë realizuar bashkitë Elbasan, Tiranë, Maliq, Konispol, Vau i Dejës, Rrogozhina dhe Kamza.

No comments:

Post a Comment