

‘Rrallë
qytete në botë kanë një rrugë të vjetër që quhet ‘rruga e të marrëve’. Vetë
fakti që ekziston kjo gjë, vetë koncepti i brendshëm i një qyteti që pjell një
rrugë të tillë, nuk e ndryshon megjithëse ka një regjim që kontrollonte çdo gjë
– e kapërceu Sokaku i të marrëve edhe diktaturën komuniste. Unë prisja çdo vit
që të ndalohej me ligj përdorimi i emrit dhe pyesja me marifet që të mos
dëgjoja ligësitë e zyrtarëve e thosha shyqyr shpëtoi. Pastaj nisa ta përdor
përherë e më shumë në ato shkrimet e mija dhe prisja diçka nga redaktorët, një
heshtje nga redaktorët. Nuk bëhej vërejtja që të mos përdorët…sepse çudia ishte
që binte në kundërshti me apologji të tjera ‘rruga e së ardhmes’, ‘rruga e
nderit’, ‘rruga e dritës’…emri rrugë ishte nga më të këqinjtë për t’u përdorur
për propagandën. Por rruga e të marrëve, aq më tepër që ishte edhe shefi i
vendit në një anë të rrugës, dhe në anën tjetër ishte një shkrimtar i njohur,
për çudi, për çudi nuk preket. Mbase nuk preket tamam për këtë gjë’.
‘Më kanë vënë në një pozitë shumë të vështirë
dikur jashtë, kur më kanë pyetur gazetarët e huaj të cilët e kishin marrë vesh
këtë gjë – e pyesnin: Ju jeni në të njëjtën rrugë me kreun e vendit dhe të dy
jeni në një rrugicë që quhet ‘rruga e të marrëve’. Jam përpjekur me humor që ta
kapërceja…’
‘Është një etnografi kaq e bukur që do ta kishte
zili çdo qytet, të jetë aty ngahera është diçka e jashtëzakonshme sepse s’di
njeri nga e ka origjinën. Është një sokak i vëgël, i njohur në të gjithë
qytetin. Madje njëherë më ka ndodhur një episod, xhirohej një film pas
komunizmit. Dikur doli një i marrë tamam në këtë rrugë dhe nisi të më bërtiste
mua dhe regjisorit të filmit’. Ore ju të dy, dy të marrë ka pasur ky Sokak ,
por që të dy ja mbathën – Edhe Enver Hoxha edhe Ismail Kadareja. I marri i
vërtetë jam unë që kam qëndruar këtu…Duket si e pakuptimtë por është e
mrekullueshme – I marri i vërtetë jam unë, gati – gati një koncept krenarie.
‘Të restaurosh Sokakun është një gjë e madhe,
është një koncept i tërë, i bukur me sens autoironik, autokritik, nuk është
destruktive aspak por është një diçka që tallet me groteskun e vet. Pse quhet i
marrë, pse s’dihet akoma. Në atë rrugë vetëm një i marrë mund të kalojë, një i
marrë mund të jetojë. Po marrëzia nuk është turp….! Duhet doemos të ruhet
marrëzia e tij nëse do restaurohet! Po u ruajt ajo, ke ruajtur çdo gjë. Ajo
është e rrallë. Ka në botë 1 mijë tipe rrugësh në botë, doemos më të bukura…por
kjo është e veçantë për qytetërimin Evropian dhe është pasuri. Do thonë që
është vlerësim i lartë për një copë Sokak në Gjirokastër, po ja që këto hyjnë,
këto janë dukuri shumë të rralla. Po mezi kapen këto, mezi kapen sepse botë Lindore
ka shumë pak kujtesë, dhe ne për fat të keq kemi qenë pjesë e kësaj bote pa
kujtesë. Dhe po të shkosh në shumë vende Lindore, rrugët kanë emra pa interes,
të mërzitshme, kot… Vetëm Evropa i ka ato rrugë që vijnë nga Mesjeta, që mbajnë
erë tamam kolorit lokal, historik, psikologjik’ – thekson shkrimtari Ismail
Kadare.
No comments:
Post a Comment