Ismail Kadare është dekoruar “Legjioni i Nderit” nga shteti francez
Lajmin për
këtë vlerësim prestigjoz për emrin më të njohur në rang ndërkombëtar të
letërsisë shqiptare bëhet i ditur nga mediat franceze. Zotit Kadare i është
akorduar titulli “Komandant i Legjionit të Nderit”. Bëhet fjalë për një tjetër
çmim të rëndësishëm për këtë shkrimtar, pas atij të pak viteve më parë në
Spanjë, Princi i Asturias. Në listën e të dekoruarve pas vdekjes ishin 15
pjesëtarë të gazetës satirike franceze “Charlie Hebdo”, që humbën jetën gjatë
sulmeve në redaksinë e saj, në janar 2015. Titulli “Legjioni i Nderit” jepet çdo vit në
Francë për personalitet më të spikatura.
No comments:
Post a Comment